E kapën me dhunë një femër dhe ia grabitën kuletën, arrestohet 16 vjeçari – tjetri në kërkim

Mbrëmë rreth orës 20:35 , stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria
Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar një informacion se në rr.
‘Zenel Hajdini’’ në Ferizaj është një rast i grabitjes.
Në lidhje me këtë, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka
mësuar se dy persona të dyshuar, njëri duke e mbajtur me forcë për
krahu viktimën femër , kosovare dhe tjetri i dyshuar , me forcë i grabit
nga çanta portofolin me dokumente dhe para në vlerë prej 90 euro .
Disa qytetarë me të dëgjuar reagimet e viktimës femër, i dalin në ndihmë
dhe arrijnë që ta ndalojnë njërin të dyshuar me inicialet M.B ( M/K) i
moshës 16 vjeçar, ndërsa tjetri ik në drejtim të panjohur.
I dyshuari, arrestohet nga policia dhe shoqërohet në stacionin policor në
Ferizaj.
Pas intervistimit nga policia, në prani të prindit të tij dhe avokatit
mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë
Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 24 orë , për
procedura të mëtejme hetimore, në kërkim edhe të dyshuarit të dytë .
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar
dhe lavdëruar qytetarët , për guximin dhe shembullin e treguar , për
ndihmën e ofruar qytetares dhe ndalimin e të dyshuarit gjatë grabitjes.