75 Mall Live Search
09:57 / E Mërkurë, 03 Nëntor 2021 / C E

Drejtuesit e Barcelonës nisen drejt Katarit, kërkojnë të kthehen me Xavin

Pas shkarkimit të Koeman, Barcelona po drejtohet nga trajneri i përkohshëm, Sergi Barjuan.

Synimi i skuadrës katalonase është që të nënshkruaj me legjendën e klubit, Xavi Hernandez.

Sipas mediave spanjolle, klubi dhe trajneri kanë arritur marrëveshje dhe tani mbetet vetëm të bindet skuadra e Al Sadd.

Zëvendëspresidenti sportiv, Rafa Yuste dhe drejtori i futbollit, Mateu Alemany janë parë në aeroport duke udhëtuar për në Doha për të mbyllur ofertën me klubin.

Drejtuesit e Barcelonës janë të bindur që do të kthehen së bashku me Xavin drejtë Barcelonës. /IndeksOnline/