Pas Anglisë preket edhe Gjermania, benzina po mbaron në pompat gjermane
Pas Anglisë, pompat e benzinës po thahen tani edhe në Gjermani. Në shtetin Baden-Vyrtemberg në kufi me Zvicrën, në disa vende nuk ka më karburant.
Mungesë benzine ka pasoja të shumta dhe më drastike. Në shtetin gjerman të Baden-Vyrtemberg, i cili kufizohet me Zvicrën, disa pika karburanti aktualisht nuk po marrin më benzinë të mjaftueshme, siç shkruan “Bild”. Në disa vende nuk ka më karburant, transmeton IndeksOnline.
Arsyeja për këtë janë problemet e transportit, sepse niveli i ujit në Rhine është shumë i ulët. “Për shkak të ujit të ulët në Rhine, anijet e ngarkesave nuk mund të ngarkohen plotësisht dhe disa stacione karburanti nuk mund të furnizohen si zakonisht,” thotë Alexander von Gersdorff nga Shoqata Gjermane e Industrisë së Naftës.
Për shkak se niveli i ulët i Rhine vazhdon, ekspertët presin probleme me shpërndarjen në ditët në vijim. Por nuk duhet të jetë aq keq sa në Angli, ku pikat e karburantit janë tharë pothuajse në cdo të dytën pikë. Mungesat në Gjermani thuhet se do të zgjasin vetëm përkohësisht.