75 Mall Live Search
17:05 / E Mërkurë, 03 Nëntor 2021 / AR

Programi i Vitisë për Kodrën e Trimave

Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia ka prezantuar programin e tij për lagjen Kodra e Trimave.

Ndër lagjet më të mëdha e me rëndësi tejet të veçantë është Kodra e Trimave.

Në bashkëbisedim me banorët e lagjës, diskutuam për problemet e tyre dhe zgjidhjet që programi ynë ofron për këtë lagje:

✅Në Kuadër të krijimit të hapësirave të gjelbëra në lagje do të ndërtohet një park i ri në Kodrën e Trimave.

✅Do të shtohet edhe të paktën një çerdhe.

✅Në hyrje të qytetit nga ana e Podujevës do të ndërtohet një parking i madh, në mënyre që të ulet fluksi i veturave fillimisht në lagje e pastaj edhe në qytet.

✅Nuk do të mbetet asnjë rrugë a hapësirë publike pa ndriçim. Dhe ato do të mirëmbahen vazhdimisht.

✅Brenda mandatit do të ndërtohet një qendër kulturore në Kodrën e Trimave.

✅Do të ndërtohet po ashtu një treg i vogël brenda lagj