Donaldi e Semi – Graniti: Fifin nuk e njeh, distancohu nga ajo

Pjesëmarrësit në ‘BBV’, po i japin sugjerime Granitit sa i përket raportit me Fifin.
Pasi Semi u distancua nga Donaldi, e këshilloj Granitin që edhe ai të largohet nga Fifi, shkruan Indeksonline.
“Edhe unë gjykohesha shumë, nuk isha e qetë derisa erdhi Bora. Tani jam pak më e qetë dhe jam distancuar pak nga Donaldi, këtë gjë ta sugjeroj edhe ty”, tha Semi.
Edhe Donaldi i sugjeroi Granitit të njëjtën gjë, aq më tepër që Graniti nuk e njihte Fifin më parë siç njihej ai me Semin.
“Unë këtë vajzën e njihja jashtë, ti Fifin nuk e njeh. Për këtë duhet të jesh më i lirë”, tha Donaldi./Indeksonline/