Rinia e Istogut në krah të Ilir Feratit

Kandidati për kryetar të komunës së Istogut, Ilir Ferati që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vazhduar me takimet e tij me qytetarët e Istogut.
Sot Ferati ka mbajtur takim me një numër jashtëzakonisht të madh të të rinjëve te Istogut në selinë e LDK-së dhe para tyre shpalosi programin që ai dhe ekipi i tij e kanë për të hapur perspektivën e te rinjëve në komunën e Istogut.
Poashtu në takimin e mbajtur, Ferati si kandidati më i ri në moshë në nivel republikan, theksoi se të rinjtë e Istogut do të jenë bartës të proceseve dhe pjesë shumë e rëndësishme e qeverisjes së LDK-së në Istog.
Në një shkrim të postuar në rrjete sociale, Ilir Ferati rinisë së Istogut i referohet si e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë.

