75 Mall Live Search
09:24 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / AR

Arrestohet 30-vjeçari që i shmangej vuajtjes së dënimit prej 2 vite

Dje nga zyrtarët policor të Gjilanit është arrestuar 30-vjeçari, i cili i shmangej vuajtjes së dënimit prej 2 vite e 4 muaj sipas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës.

Kështu ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i DRP-së në Gjilan, Shaban Azizi.

“Me 03/11/2021 zyrtarët policorë të stacionit policor të Gjilanit të angazhuar me plan operativ për realizim të urdhëresave te Gjykatës kanë arrestuar personin J.T i lindur më 1991, Shqiptare, i cili i shmangej vuajtjes së dënimit prej 2 vite e 4 muaj sipas vendimit të plotfuqishëm te Gjykatës.

Gjatë kontrollit te tij i është gjetë një sasi e substancës narkotike dhe me urdhër verbal të Prokurorit kujdestar i është kontrolluar edhe shtëpia dhe në total i janë konfiskuar 20 qese plastike me 23 gram substance narkotike e llojit marihuanë.

Personi i arrestuar është dërguar në vuajtje te dënimit dhe i është bërë kallëzim penal për posedim të substancave narkotike”, tha Azizi./Indeksonline/