75 Mall Live Search
14:15 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / AR

Bashkëpunime të shumta, me festat e fundvitit vijnë befasitë nga Afrim Muqiqi

Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Afrim Muqiqi, mbetet ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar, i cili dekada me radhë ka pasuruar tregun muzikor me hite të mëdha.

Gjatë karrierës së tij ka sjellë këngë solo por nuk kanë munguar as bashkëpunimet e shumta, shkruan Indeksonline.

Edhe për këtë fundvit, ai u kujdes që të befasoj fansat me surpriza të shumta.

Në një prononcim për Indeksonline, këngëtari zbuloi se për festat e fundvitit do të publikoi bashkëpunime të shumta, ku e veçoj atë me këngëtaren Greta Koçi.

E kemi përfunduar një pjesë të inçizimeve të festave të fundvitit me disa produksione muzikore, me disa bashkëpunime të mira këtë vit. Një bashkëpunim që dua ta veçoj është ai me Greta Koçin, është një risi. Pastaj me Gold Ag kam një potpuri, pastaj me Yllka Kuqin, Kaltrina Selimin, Alban Mehmetin si edhe një të zhanrit folklorik me një rapsod shumë të njohur, Enver Batllavën”.

Ai gjithashtu tregoi se xhirimet kanë nisur dhe do të marrë pjesë në disa emisione në Kosovë dhe në Shqipëri.

” Jemi në përgatitje të një emisioni që do ta bëj në Shqipëri me grupin e mirënjohur të emisionit “Këngë moj”, poashtu edhe në ‘Vision Plus’ në Shkodër, pastaj edhe në televizionet tona si në Tv Dukagjini, pastaj në ‘Oxygen’ të Besim Dina“, përfundoi ai./Indeksonline/