“Verë N’dimën” në Prishtinë, hapet aplikimi për bizneset

Komuna e Prishtinës ka hapur aplikimi për bizneset e vogla të cilat do të bëjnë shitjen e produkteve të tyre në shtëpizat e drurit, të cilat do të vendosen në kuadër të aktivitetit “Verë n ‘Dimën”.
Përmes një njoftimi në Facebook, bëhet e ditur se afati për aplikim është 8 Nëntor deri më 12 Nëntor 2021 prej orës 08:30 – 15:00.
“Sikur edhe çdo vit tjetër, po e bëjmë edhe një herë aktivitetin e njohur në Komunën e Prishtinës, Verë n’Dimën!
Të gjitha detajet i gjeni në vegëzën:
Afati për aplikim: 8 Nëntor deri më 12 Nëntor 2021 prej orës 08:30 – 15:00 | Komuna e Prishtinës – (ndërtesa e vjetër), sporteli nr.1”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/