Në tetor su panë, nëntori nis t’i nxjerr inspektorët në lokalet e Prishtinës

Lokaleve të kryeqytetit u kanë munguar isnpektimet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, të cilat ka kohë që nuk janë aplikuar.
Megjithatë, kjo gjë ka ndryshuar sonte, pasi këta të fundit janë parë duke kryer inspekcione në disa lokale në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Tek lokalet e njohura si “Kafet e Rakisë”, inspektorët e AUV-it kanë kërkuar nga klientët e lokaleve vertëtimin e vaksinimit.

Vertëtimi i vaksinimit, sipas vendimit të Qeverisë, është i domosdoshëm për të frekuentuar vendet e mbyllura, përfshirë lokalet e dyqanet.