75 Mall Live Search
23:06 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / MSH

Nesër vazhdon Takimi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë

Të premten, më 5 nëntor 2021, në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbahet dita e dytë dhe e fundit e Takimit VII të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë.

Pas takimit, do të ketë konferencë për media nga dy bashkëkryesuesit e takimit.

Agjenda:

9:00 – 12:30 – Sesioni i dytë i punës i Takimit VII të KPSA-së BE-Kosovë

Vendi: Salla plenare e Kuvendit të Kosovës

12:30 – 12:45 – Konferenca për shtyp e të dy bashkëkryesuesve: znj. Mimoza Kusari – Lila dhe z. Romeo Franz.

Vendi: Holli i Kuvendit

Gjatë takimit, përfaqësuesit e mediave duhet t’u përmbahet masave për parandalimin e virusit Covid 19. ​