75 Mall Live Search
09:20 / E Premte, 05 Nëntor 2021 / B O

Biznesmeni i njohur malishevas në përkrahje të Isni Kilajt

Isni Kilaj vazhdon mobilizimin kudo në Malishevë për balotazhin e 14 nëntorit. Kandidati i PDK-së ka qenë mbrëmë në fshatin Pagarushë ku i është konfirmuar përkrahja.

Në mbështetje të tij është parë edhe biznesmeni i njohur nga Malisheva, Skëndër Kryeziu, i njohur si Skënder Pagarusha.

“Në Pagarushë vërtetova se qeveria komunale nuk është marrë me problemin e ujit dhe kanalizimit në këtë zonë.
Banorët më njoftuan se me muaj këtë problem e kanë paraqitur edhe në qeverisjen e kaluar por që janë injoruar në tërësi. Jeta e këtyre banorëve është bërë shumë e rëndë për shkak të mungesës së ujit të pijës.
Në qeverisjen time do t’i shqyrtoj dhe do të i realizoj kërkesat e banorëve pa dallim, ndërsa problemin me ujë do t’a rregulloj brenda mandatit tim qeverisës” shkruan Kilaj në njoftim.