Vushtrria “çohet në këmbë” për Xhafer Tahirin

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka marrë përkrahje masive nga qytetarët e Vushtrrisë.
Përkrah Lumir Abdixhikut, Tahiri ka falendëruar qytetarët e Vushtrrisë për përkrahjen, sidomos ata nga diaspora.
“Krejt Vushtrria është çu në këmbë! Faleminderit qytetarë të Vushtrrisë, veprimtarë e themelues të LDK-së, e ju mërgimtarë që e nderoni atdheun, sonte ju e konfirmoni fitoren e Vushtrrisë, përtej vijave partiake, për të gjithë. Faleminderit Kryetar Lumir Abdixhiku për lidershipin tuaj, urtinë e mençurinë me të cilën po na udhëheqë në rikthimin tonë të madh”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Xhafer Tahiri synon të qeverisë me Vushtrrinë edhe për 4 vitet e ardhshme, teksa përballë në garën e balotazhit ka Ferit Idrizin e PDK-së.