75 Mall Live Search
12:41 / E Shtunë, 06 Nëntor 2021 / MSH

“The Hill Where Lionesses Roar” fiton dy çmime në festivalin Raindance

“The Hill Where Lionesses Roar” ka fituar dy çmime shumë të rëndësishme në festivalin e filmit Raindance.

Luana Bajrami ka fituar çmimin për regjisorin më të mirë dhe çmimin Discovery.

Festivali i filmit po mban edicionin e 29-të, nga 27 tetor deri më 6 nëntor.

Filmi kosovar u nominua për Kamerën e Artë dhe Palm Queer në Kanë dhe gjithashtu ka fituar çmime në festivalet e Sarajevës dhe Varshavës.

Filmi ka në qendër tri vajza të reja dhe me shpirt të lirë, të cilat vendosin të ikin nga jeta e tyre e përditshme dhe të krijojnë një grup.