75 Mall Live Search
13:12 / E Diele, 07 Nëntor 2021 / LB

Bulliqi: Bashkëpunimi mes institucioneve qendrore dhe lokale do të sjellë një kapitull të ri për Podujevën

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi ka postuar një video nga tubimet e djeshme.

Në këto takime ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kryetari aktual i Podujevës thotë se bashkëpunimi mes institucioneve qendrore dhe lokale do të jetë i ngushtë dhe i përditshëm.

“Ky bashkëpunim do të sjellë një kapitull të ri për Podujevën ku orientohet kah progresi e zhvillimi i gjithmbarshëm”, ka shkruar Bulliqi.

Postimi i plotë i Bullqit:

Përmbledhje e shkurtër nga tubimet e djeshme, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Bashkëpunimi mes institucioneve qendrore dhe lokale do të jetë i ngushtë dhe i përditshëm, ky bashkëpunim do të sjellë një kapitull të ri për Podujevën ku orientohet kah progresi e zhvillimi i gjithmbarshëm.

Bashkë më mirë!

Bashkë më shumë për Podujevën!