Vitia tregon se çka do të bëhet në lagjen Ulpiana

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga VV, Arben Vitia ka prezantuar planin e tij për lagjen Ulpiana.
Ai thotë se Ulpianës do i shtojnë investimet duke i ruajtur karakterin e lagjes model të Prishtinës.
“Me Tinka Kurtin, takuam banorët e Soliterave të Ulpianës. Diskutuam bashkë për planin e renovimit të këtyre tri ndërtesave ikonë të Prishtinës dhe zvarrijtjet që po i ndodhin procesit. Ne u zotuam që do monitorojmë vazhdimisht punët deri në përfundimin e tyre”, tha Vitia.
Në lagjen Ulpiana:
✅Do investohet në fasadimin dhe izolimin edhe të ndërtesave tjera publike në lagje.
✅Rregullimi dhe mirëmbajtja e hapësirave publike ekzistuese.
✅Rregullimi i rrugës “Egnatia” në hapësirë të sigurt dhe të rivitalizuar për artistët dhe kulturën.
✅Rregullimi i Fontanës dhe shndërrimi i hapësirës në një verandë të lagjes. Brenda saj do të shtohen këndet për pushim dhe aktivitete.
✅Krijimi një shtegu të vrapimit për banorët e lagjes, brenda dy viteve të para.