Kusari-Lila takohet me gastronomët e Gjakovës, dëgjon kërkesat e tyre

Kandidatja për Kryetare të komunës së Gjakovës Mimoza Kusari- Lila e shoqëruar nga Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari si dhe Deputeti Ardian Gola, u takuan me shoqatën e gastronomëve të Kosovës dhe disa nga gastronomët e komunës së Gjakovës.
Kërkesat e gastronomëve për koordinim me komunën, qështja e hapësirave që ata shfrytëzojnë, zgjidhja e problematikës së hapësirës së kafiterive në Qarshinë e Vjetër, ishin vetëm disa nga temat të cilat u diskutuan e që do marrin zgjidhje finale në mandatin e ardhshëm katër vjeqarë.
Gjatë qeverisjes së Kryetares Mimoza Kusari-Lila dhe qeverisjes së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, gastronomia do jetë një nga shtyllat kryesore për promovimin e turizmit dhe rikthimin e disa prej festivaleve që kanë karakterizuar kulturën në komunën tonë.