75 Mall Live Search
09:45 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / B O

A ka romancë në lidhje pas të 50-tave? Kqyreni Jenniferin e binduni

Jennifer Lopez ka mbushur 52 vite jetë, por vazhdon të jetë ajo romantikja e pasionantja. Lidhjen me Ben Affleck duket se është duke e shijuar në maksimum.

Çifti është parë duke u nisur në një udhëtim privat në Los Angelos, teksa ndanin dashni e puthje pasionante ndaj njëri tjetrit, shkruan Indeksonline.

Nëna e dy fëmijëve kishte veshur një pallto prej 720 dollarësh me kopsa ari, xhinse të grisura, çantë lëkure të zezë dhe çizme ngjyrë kafe.

Affleck dhe Lopez ringjallën dashurinë e tyre në fillim të këtij viti pas ndarjes së saj me ish lojtarin profesionist të bejsbollit Alex Rodriguez.

Çifti u zyrtarizua në Instagram me lidhjen e tyre në korrik, në kohën kur këgëtarja po festonte ditëlindjen e 52-të./Indeksonline/