75 Mall Live Search
11:13 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / AR

“Vera andrron detin” fiton çmimin kryesor në Festivalin e filmit në Tokio

Filmi kosovar “Vera andrron Detin”, me regji të Kaltrina Krasniqit iu dha çmimi i madh në mbyllje të festivalit të filmit në Tokio.

Filmi kishte premierën e festivalit të filmit të Venecias këtë vit. Çmimi i madh i Tokios – çmimi i Guvernatorit të Tokios vjen me një çmim në vlerë prej 30,000 dollarë, transmeton Indeksonline.

Ky film ka për bazë jetën e një gruaja e cila zbulon që mund ta humbasë shtëpinë e burrit pasi ai mbyt vetën. Ajo pranon kërcënime ku disa persona i thonë që shtëpia në fshat iu takon atyre.

Ky film po pëlqehet shumë duke qenë pjesë e festivaleve të ndryshme./Indeksonline/