Këngëtarja kosovare bie pre e sulmit kibernetik, kërkon ndihmë nga fansat

Janë bërë të shpeshta rastet kur fytyrat publike bien pre e sulmeve kibernetike.
Së fundmi, këngëtarja kosovare Rona Nishliu me anë të një postimi në Instastory, tregoi që është hakuar llogaria e saj në ‘Facebook’, shkruan Indeksonline.

“Të dashur, ju lutem REPORT faqes sime te hackuar sipas hapave konkret”, shkroi ajo duke iu treguar se si duhet të veproni hap pas hapi.

“Më ndihmoni ta raportojë faqen time të hakuar”, tha këngëtarja në publikimin e saj.

Këtë postim e ka shpërndarë edhe grimeri i njohur Arber Bytyqi, i cili kërkoi ta raportonin këtë faqe pasi nuk përdoret nga ana e këngëtares./Indeksonline/
