75 Mall Live Search
13:50 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / MSH

Bajçinca u siguron banorëve të Sllatinës zgjidhjen e problemeve në Fushë Kosovë

Enver Bajçinca, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës ka mbajtur takim mbrëmë m banorët e fshatit Sllatinë.

Në këtë takim, Bajçinca është shprehur i bindur për triumfin në raundin e dytë të zgjedhjeve, që do të mbahet më 14 nëntor.

I shoqëruar nga Adnan Rrustemi, Bajçinca pati mundësinë të dëgjojë nga afër problemet e fashtit Sllatinë dhe të komunës në përgjithësi.

Ai u zotua se do të bashkëpunojë me qytetarët e Fushë Kosovës për të eliminuar sfidat si mungesa e ujit, kanalizimit, shërbimeve shëndetësore e çerdheve.

Ky është njoftimi i partisë së tij:

Kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Prof. Enver Bajçinca, bashkë me deputetin e Kuvendit të Kosovës, z.Adnan Rrustemi, kanë mbajtur takim me banorët e fshatit Sllatinë.

Në këtë takim është diskutuar në lidhje me problemet që ka fshati dhe Fushë Kosova në përgjithësi.

Para qytetarëve, Prof.Bajçinca dhe deputeti Rrustemi u zotuan që në bashkëpunim edhe me qeverisjen qendrore, banorët nuk do ballafaqohen më me nevojat elementare siç janë uji, kanalizimi, mungesa e çerdheve, mungesa e shërbimeve cilësore shëndetësore, e cilësi të dobët në arsim.