75 Mall Live Search
15:44 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / k.v

Arrestohen dy persona për vjedhje në Mitrovicë

Përpos  punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor Jug Mitrovicë është duke realizuar edhe ekzekutimin e  urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Dy urdhëresa të tilla janë realizuar sot me datë 08.11.2021, ku njëra rreth orës 12:00,  në rrugën “Bislim Bajgora” është ndaluar i dyshuari F.Xh.., 34 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr.45/2021, për veprën penale ,,Vjedhje e pyllit”.

Kurse urdhëresa dytë është realizuar rreth orës 13:20, po ashtu në rrugën “Bislim Bajgora” ku është ndaluar i dyshuari B.C., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr.79/2021, për veprën penale ,,Vjedhje të shërbimeve publike’’

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës,  të  njëjtit pasi që dënimi ka qenë i zëvendësuar palët kanë paguar gjobat e përcaktuara me ligj.