75 Mall Live Search
17:16 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / MSH

Aliu bashkë me Vetëvendosjen sigurojnë përkrahje për bizneset në Shtime

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Shtimës, Qemajl Aliu është takuar sot me Klubin e Bizneseve në Shtime dhe biznesin NICA SWISS.

Këtë vizitë, Aliu e bëri së bashku me Besnik Bislimin dhe Shqipe Selimin, në kuadër të fillimit të fushatës për raunidn e dytë të zgjedhjeve lokale.

Përmes disa fotografive të ndara në rrjetin social Facebook, Aliu ka siguruar përkrahje nga komuna për bizneset përmes Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Ai ka thënë se do të sigurohet që bizneset e Shtimës të kenë infrastrukturën e nevojshme, rrymën dhe zonën ekonomike të duhur për të ushtruar aktivitetet e tyre.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sot bashkë me Zv.Kryeministrin e Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi dhe deputeten Shqipe Selimi vizituam “Klubin e Bizneseve në Shtime” si dhe biznesin NICA SWISS .

Iu siguruam që bizneset në Shtime do të kenë përkrahjen e nivelit komunal si dhe atij qendror përmes Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Nica Swiss prej 10 vitesh operon në tregun e prodhimit të interior mobiljeve për tregun zvicerian dhe atij amerikan.

Në mandatin tonë do të sigurojmë që bizneset të kenë infrastrukturën e nevojshme, rrymën dhe zona ekonomike që mundësojnë zhvillimin e tyre.