Lladrovci: Më 14 nëntor do ta rikonfirmojmë fitoren e madhe!

Kryetari aktual i komunës së Drenasit, njëherësh ushtrues detyre i kryetarit të Degës së PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve me 14 nëntor, duke theksuar se vota për PDK-në është votë për zbatimin e ligjit, transparencën dhe projektet me prioritet për mirëqenien e qytetarëve.
“Qytetarët e komunës së Drenasit, duhet ta rikonfirmojnë votën për PDK-në për punën tonë, për vizionin tonë, për themeluesit e PDK-së që padrejtësisht nuk janë me ne, për qeverisjen kampion në Kosovë”, ka shkruar mes tjerash kryetari Lladrovci.
Deklarata e tij plotë:
Të nderuar,
Sot fillon një sfidë e re, një mundësi e re, për neve si parti dhe për mua si kandidat, e cila do të finalizohet me fitoren e madhe, më 14 nëntor.
Do të gjendemi në sprovë përball një situate ku qytetarët do të zgjedhin mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe një subjekti tjetër.
Ky fakt, përbën situatë e cila duhet të na mobilizojë të gjithëve, si asnjë herë më parë, për të mos lejuar lëkundjen e bastionit, të mos zhvendoset nga Drenasi titulli komuna më e mirë në qeverisjen lokale.
Qytetarët e komunës së Drenasit, duhet ta rikonfirmojnë votën për PDK-në për punën tonë, për vizionin tonë, për themeluesit e PDK-së që padrejtësisht nuk janë me ne, për qeverisjen kampion në Kosovë.
Ne kemi qenë në ballë të situatave kur ishin ditë të vështira, ne ju kemi dalë përpara sfidave të pushtetit lokal, sepse, kemi energji, kemi guxim dhe kemi moral, ta bëjmë më të mirën për krejt qytetarët, pa dallim.
Do të kemi vëmendje për të gjitha strukturat e shoqërisë tonë, në të gjitha fushat, arsim, shëndetësi, infrastrukturë, ekonomi, ambient e fushat tjera, me gjithëpërfshirjen si për rininë, gratë dhe diasporën.
Mos lini votë në shtëpi, dilni te kutia të gjithë, sepse ashtu, dërgojmë një mesazh të qartë përtej Drenasit, përtej Kosovës.
Votoni numrin 177, më 14 nëntor 2021…
Vota për PDK-në, është votë për zbatimin e ligjit, qeverisje transparente dhe llogaridhënëse, gjasave dhe mundësive të barabarta.
Është votë për qeverisje të mirë dhe zbatim të projekteve me prioritetit për qytetarët. Është votë për arsim cilësor, shërbime të mira shëndetësore dhe efikasitet në administratë.
Komuna e Drenasit ka nevojë të vazhdojë qeverisja shembullore edhe katër vjet, për të ngritur cilësinë e jetës së qytetarëve, me kushtet dhe rrethanat që Drenasin e bëjnë komunë tërheqëse për qytetarët e saj.
Bashkë për Drenasin!
Partia Demokratike e Kosovës 177