Bekë Berisha merr përkrahje masive nga fshatrat e Mivadës

Kandidati për kryetar të Istogut, Bekë Berisha ka marrë mbështetje të fuqishme nga banorët e Rakoshit, Uçës, Shushicës, Pemishtës, Kërrninës, Zhakovës, Cerkolezë, Syriganë.
Berisha ka bërë me dije se i ka garantuar këtë banorë për ndryshimin që do të ndodhë më 14 nëntor.
“Takimi me përfaqësuesit e këtyre vendeve tregon vullnetin për një qeverisje të re, prioritet i së cilës do të jenë të gjithë qytetarë e Istogut. Planprogrami jonë është konfirmues i të ardhmës plot shpresë për Istogun”, ka shkruar ndër të tjera Berisha.
Postimi i plotë i Berishës:
Po fillojmë fazën e dytë të garës me mbështetjen e banorëve të Rakoshit, Uçës, Shushicës, Pemishtës, Kërrninës, Zhakovës, Veriq, Cerkolezë, Syriganë, ku garantuam ndryshimin që do të ndodhë më 14 nëntor.
Takimi me përfaqësuesit e këtyre vendeve tregon vullnetin për një qeverisje të re, prioritet i së cilës do të jenë të gjithë qytetarë e Istogut. Planprogrami jonë është konfirmues i të ardhmës plot shpresë për Istogun.
Të gjithë po i bashkohen ndryshimit, bashkohu edhe ti!
121✅

