Vendlindja e shtyen drejt fitores Bekë Berishën

Vendlindja e Bekë Berishës po e përkrah fuqishëm atë në garën për kryetar të Istogut.
Ai tha se takimi me banorët e vendlindjes së tij ishte shpresëdhënës dhe motiv për fitore më 14 nëntor.
“Takimi me banorët nga Kashica, Lluga e Drinit, Trubuhovci, në vendlindjen time në Saradran ishte shpresëdhënës dhe motiv për fitoren tonë më 14 nëntor.
U zotuam të gjithë së bashku se do qeverisim në mënyrën më të mirë të mundshme, pa dallime. Puna jonë do jetë shembull dhe do bëhet sipas nevojave, kërkesave e rekomandimeve të secilit qytetarë.
Për një Istog ndryshe, që e duam dhe do t’a bëjmë së bashku!”, tha ai.