75 Mall Live Search
09:06 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / AR

Nënshkruhet marrëveshja, LDK përkrah PDK-në në Malishevë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Kosovës për raundin e dytë të zgjedhjeve në Komunën e Malishevës.

Tashmë më 14 nëntor, Isni Kilaj i PDK-së është edhe kandidat i LDK-së, raporton Indeksonline.

Indeksonline ka siguruar pamje nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes.

Në pamje shihet Bajrush Hoti bashkë me Isni Kilajn.

Kujtojmë që në balotazh Kilaj do të përballet me Ekrem Kastratin e Nismas.