75 Mall Live Search
09:30 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / AR

Me entuziazëm të jashtëzakonshëm, Bulliqi hap fushatën zgjedhore në Podujevë

Dje në Podujevë është hapur fushata zgjedhore e kandidatit të VV-së, Shpejtim Bulliqit.

Bulliqi prezantoi programin qeverisës, me të cilin do ta transformoj qytetin dhe fshatrat e komunës.

Njoftimi i plotë:

Me entuziazëm të jashtëzakonshëm e atmosferë fantastike, e hapëm fushaten tonë fitimtare për zgjedhjet e 14 nëntorit.

Para të pranishmëve prezantova programin tonë qeverisës, me të cilin do ta transformojmë qytetin dhe fshatrat e komunës sonë.

Gjithashtu para të pranishmëve prezantova disa prej projekteve të mëdha kapitale si përfundimi i magjistrales Podujevë- Prishtinë dhe ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës, që do t’i realizojmë bashkarisht me Qeverinë Kurti.

Podujeva me qeverisjen e nivelit qendror dhe lokal nga ana e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të sigurojë zhvillim të gjithmbarshëm ekonomik e shoqëror. 

Bashkë më mirë!

Bashkë më shumë për Podujevën!

#144