Kurti largohet pak nga fushata zgjedhore, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të largohet pak nga fushata zgjedhore në vend.
Ai do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, raporton Indeksonline.
Pjesëmarrjen e të parit të vendit në këtë forum që do të mbahet të enjten dhe të premten në Paris e që do të jenë rreth 450 pjesëmarrës në tërësi, e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Kujtojmë që Kosova nuk është ftuar në Samitin për Demokraci, samit ky i cili do të mbahet për herë të parë në SHBA.