75 Mall Live Search
13:58 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / LB

Ish zv-kryeministrja e NISMA-s flet pasi doli në mbështetje të Mytaher Haskukës për kryetar të Prizrenit

Ish zëvendëskryeministrja në Qeverinë Hoti, Albulena Balaj-Halimaj ka dal në mbështetje të Mytaher Haskukës në garën për kryetar të Prizrenit.

Haskuka përmes një shkrimi në Facebook e ka falënderuar Balajn-Halimajn për mbështetjen në balotazhin e 14 nëntorit.

“Prizreni nuk kthehet mbrapa dhe reformat do të vazhdojnë. Gratë në politikë janë të guximshme dhe parimore, Albulena është njëra nga ato”, ka shkruar ndër të tjera Haskuka.

Në anën tjetër, ish deputetja e Nismës nga Prizreni ka thënë  për Indeksonline se nuk bëhet fjalë për aderim në Vetëvendosje, por vetëm mbështetje për Vetëvendosjen në këtë proces zgjedhor.

Kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje me Shaqir Totajn në Prizren, nëse ky i fundit fiton garën për kryetar të Prizrenit. /Indeksonline/