Vitia viziton lagjen Hajvalia, pritet me dashamirësi

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Arben Vitia, ka vizituar sot lagjen Hajvalia, ku u prit me shumë dashamirësi, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se “për ndryshimet që do të bëhen në këtë lagje të cilën të gjithë e kemi ëndërruar për më mirë, do të angazhohemi bashkë”.
Postimi:
Në lagjën Hajvalia u prita me shumë dashamirësi. Disa prej tyre janë fqinjë të lagjes, në të cilën jam lindur e rritur.
Për ndryshimet që do të bëhen në këtë lagje të cilën të gjithë e kemi ëndërruar për më mirë, do të angazhohemi bashkë.
Gatishmëria e këtyre banorëve tejkalon dëshirat për ndryshimet në këtë lagje.
Të gjithë duan një Prishtinë më të organizuar, që zgjidhë hallet për të gjithë dhe ofron mundësi të reja.
Me 14 nëntor të gjithë votojmë numrin 144✅