Xhafer Tahiri,pas Namazit të Akashamit pritet ngrohtësisht me çaj e bisedë

Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, u prit ngrohtësisht pas Namazit të Akshamit, në Këshillin e Bashkësisë Islame në Vushtrri, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se gjatë pandemisë Covid 19, hoxhallarët i kishim në krah për të ndihmuar secilin, e në atë kohë të rëndë në Vushtrrinë.
Postimi i plotë:
Pas Namazit të Akashamit, në Këshillin e Bashkësisë Islame në Vushtrri, u pritëm ngrohtësisht me çaj e bisedë për të ardhmen e Vushtrrisë.
Që nga koha e Medresesë ku ishim bashkë 4 vite, aty mësuam se shërbimi me nderë është detyrë e madhe, e me plot sfida, por se shërbimi me nderë është e vetmja mënyrë për përparimin e shoqërisë.
Gjatë pandemisë Covid 19, hoxhallarët i kishim në krah për të ndihmuar secilin, e në atë kohë të rëndë në Vushtrrinë tonë nuk kishte familje që nata e zënte pa bukë e mëngjesi të uritur, bashkë me vullnetarët u ndihmuan rregullisht mbi 100 familje vushtrriase.
Bashkë kemi punuar për lokacion të Xhamisë së Madhe të Vushtrrisë, e bashkë do të punojmë edhe për mësimbesim.
Faleminderit për pritjen e ngrohtë!