75 Mall Live Search
21:27 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / OSH

Ministri Çeku dhe Bulliqi: Në Podujevë do të ndërtohet shtëpia e kulturës, palestra sportive dhe galeria e qytetit

Kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi së basku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun kanë zhvilluar takime me grupe të çiklistëve, grupe e organizata rinore dhe sportistë e trajnerë llapjanë.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se gjatë mandatit të tij të plotë do të ndërtohet shtëpia e kulturës, palestra e dytë sportive, galeria e qytetit, funksionalizimin e kinemasë dhe krijimin e shtigjeve të reja për çiklistët e Podujevës.

Postimi i plotë:

Bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku kemi zhvilluar takime me grupe të çiklistëve, grupe e organizata rinore dhe sportistë e trajnerë llapjanë.

Para tyre ne shpalosëm disa prej prioriteteve tona që do t’i realizojmë gjatë mandatit tonë të plotë si ndërtimin e shtëpisë së kulturës, palestrës së dytë sportive, galerinë e qytetit, funksionalizimin e kinemasë dhe krijimin e shtigjeve të reja për çiklistët e Podujevës.

Këto janë vetëm disa prej synimeve tona që do t’i realizojmë në bashkëpunim me qeverinë Kurti, për këto u zotua edhe ministri Çeku. Podujeva e ka shansin ideal që bashkëpunimi në mes të nivelit qendror dhe lokal të jetë i ngushtë dhe i përditshëm duke siguruar projekte të rëndësishme kapitale, duke e transformuar komunën tonë.

Më mirë me Lëvizjen!
Më shumë për kulturën, rininë dhe sportin!
Më shumë për Podujevën!