75 Mall Live Search
22:19 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / OSH

Arben Vitia: Bregu i Diellit na dha zemër në rrugën e fitores

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të komunës së Prishtinës, Arben Vitia, ka thënë se Bregu i Diellit konfirmoj fitoren e tij më 14 nëntor, shkruan IndeksOnline.

Ai pati edhe disa premtime për banorët aty.

Postimi i plotë:

Bregu i Diellit na dha zemër në rrugën e fitores.

Shumë qytetarë u mblodhën sonte në oborrin e shkollës “Ismail Qemali” për të na e konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e madhe të lagjes për projektin tonë, për Prishtinën e jetueshme.

✅ Shtegu i vrapimit në lagje

✅ Rregullimi i hapësirave brenda Qendrës Tregtare

✅ Parkingjet e reja dhe rregullimi i trotuareve

✅ Fasadimi i ndërtesave

✅ Rregullimi i infrastrukturës në shkollën “Ismail Qemali”

✅ Kushte më të mira në dy çerdhet ekzistuese dhe ndërtim i çerdhes së re

✅ Parqet e vogla që do jenë verandat e lagjes.

Këto janë disa nga projektet tona për lagjen për të cilat do t’i fillojmë menjëherë punët.

Bashkë qeverisim për Prishtinën!

144 ✅