Juniku po ndriçohet, Kuçi nis projektin e madh

Filluan punimet në projektin e Ndriçimit Publik të tërë rrugëve lokale në territorin e Komunës së Junikut

Kryetari i Komunës së Junikut z.Agron Kuçi me bashkëpuntorë, vizitoj nga afër punimet në ndërtimin e rrjetit të ndriçimit publik.

Ky projekt parasheh ndriçimin e të gjitha rrugëve lokale, hapësirave publike, duke mundësuar kështu një shërbim të domosdoshëm për qytetarët e Junikut siç është ndriçimi publik.

Punimet po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë dhe shumë shpejtë të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Junikut do të jenë me ndriçim publik.

