“Përqafimi për ty më i veçantë”, Dj PM thotë se pështatet me Sarën

Që kur hyri në ‘BBV’, Dj PM, ka shprehur pëlqim për Sarën.
Ai i thoshte se është femër e brishtë dhe se i ka rënë në sy që nga fillimi, shkruan Indeksonline.

Sonte Sara rrëfeu se është ende herët të merret një vendim për të dhe Dj PM, pasi ka vetëm katër ditë që e njeh.
“Sa i përket marrëdhënie me PM unë kam thënë që gjërat nuk dua ti marr shpejt sepse PM ka vetëm katër ditë brenda. Nuk dua që të bëhemi bashkë shumë shpejtë dhe të duket fallco. Nuk e di për këtë situatë jam në sikletë dhe nuk e di se si mund të shkojnë gjërat, kam shumë turp..”, tha ajo.
Ndërsa Dj PM tha se është përshtatur shumë me Sarën dhe që nga fillimi kanë pasur shkëndijat mes vete. Gjithashtu shtoi se pëlqimi për Sarën është i fortë përderisa ka fjetur në shtrat me të.
“Mënyra qysh ka ndodhur kjo ka qenë pak e sikletshme, e kuptoj Sarën edhe vetën. E vetmja sene që mlidh me Sarën ka qenë se ishte blogere. Pastaj lindën shkëndijat e para, pastaj kur bëjmë muhabet e shohim a përshtatëm. Përderisa kam fjet me Sarën me një shtrat duhet ta dijë që më pëlqen. E kom pa që Sara më terhek si person fizik edhe si karakter.. Ai shtoi se përqafimi për Sarën është më i veçantë se për vajzat e tjera”./Indeksonline/
