75 Mall Live Search
14:09 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / B O

Merkel telefonon Putinin, i kërkon urgjentisht të ndërhyjë tek ky shtet

Situata në kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë mbetet kritike . Në temperatura nën zero, kushte të këqija higjienike dhe pa ushqim të mjaftueshëm dhe ujë të pijshëm të pastër , disa mijëra emigrantë janë bllokuar.

Nga momenti në moment, situata e refugjatëve po përshkallëzohet. Mijëra refugjatë thyen barrierat gjatë ditës së sotme. Për situatën e krijuar, sot ka patur bisedim mes Angela Merkel e Vladimir Putin, shkruan Indeksonline.

Kancelarja gjermane Angela Merkel i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin të ndikojë në qeverinë autoritare në Minsk për shkak të situatës dramatike të emigrantëve në kufirin Bjellorusi-Polak .

Në një bisedë telefonike me Putin të mërkurën, Merkel nënvizoi se instrumentalizimi i emigrantëve kundër Bashkimit Evropian nga sundimtari Aleksandër Lukashenko ishte çnjerëzor dhe krejtësisht i papranueshëm , tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert në Berlin.

Merkel i kërkoi Putinit “të ndikojë në regjimin në Minsk”.

Qeveria polake dhe BE-ja akuzojnë Lukashenkon se synon njerëz nga rajonet e krizës me qëllim që t’i kontrabandojë ata në BE. Shumica e emigrantëve dhe refugjatëve duan të shkojnë në Gjermani./Indeksonline/