“Terr” në Kodër të Trimave, Kurti e Bajqinovci marrin përkrahjen për Arben Vitinë kryetar

Derisa Arben Vitia ishte në një studio televizive, Albin Kurti dhe Mefail Bajqinovci kanë bërë fushatë elektorale në lagjen Kodra e Trimave.
Edhe pse në orë të vona, në fotografitë e publikuara nga Bajqinovci shohim qytetarë të shumtë, të cilët edhe i konfirmuan mbështetjen.
“Kodra e Trimave në perkrahje të Arben Vitisë.
Para qindra banorëve të Kodrës së Trimave, me Kryeministrin Albin Kurti bashkëbiseduam me qytetarët e lagjes së dytë më të madhe në kryeqytet.
Kodra e Trimave , fuqishëm mbështet kryetarin e ardhshëm të Prishtinës Dr. Arben Vitin 144“, ka shkruar Bajqinovci.