75 Mall Live Search
10:28 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / AR

Alec Baldwin paditet për të shtënat gjatë xhirimeve

Shefi i ndriçimit në filmin ‘Rust’, ka ngritur padi ndaj Alec Baldwin pas vrasjes së kineastes Halyna Hutchins.

Sipas tij, kjo gjendje i ka shkaktuar shqetësim të rëndë emocional, transmeton Indeksonline.

Serge Svetnoy dhe Halyna Hutchins

Serge Svetnoy tha se qëndroi pranë Haylna derisa ajo po vdiste.

Padia e ngritur në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit I drejtohet Baldwin, i cili ishte edhe aktor edhe producent; David Halls, ndihmësdrejtori që i dha Baldwin armën dhe Hannah Gutierrez Reed, e cila ishte përgjegjëse për armët në set.

Kjo padi kërkon dëmshpërblim si dhe masa ndëshkuese për t’u përcaktuar më vonë./Indeksonline/

Halyna Hutchins është fotografuar me shpinë nga kamera e veshur me kapele të bardhë, përballë Alec Baldwin. Foto: Serge Svetnoy/Facebook