Zbulohet e dashura e Kledit, vajza gjermane flet për herë të parë “Nuk e shoh me aq dëshirë”

Kledi Hysa është nga banorët më të preferuar brenda shtëpisë së Big Brother jo vetëm nga publiku por edhe vet banorët.

Modeli nuk ka folur për jetën private madje edhe kur është pyetur nuk ka dashur të komentojë por ndër biseda vetëm ka konfirmuar se është në lidhje.
Emisioni “Shqipëria live” ka zbuluar të dashurën e tij gjermane, me të cilën Kledi bashkëjeton dhe kanë realizuar një lidhje live.

“Big Brother është diçka e re, është një eskperiment i ri. Natyrisht që ai është larg nga familja, nga njerzit e dashur. Një respekt i madh për mua që ka ecur aq mirë, është shumë i dashur.”-tha ajo.
Ajo u pyet se si është ndjerë kur ai ka masazhuar vajzat dhe kur ai u përgjigj ‘No Comment’ për statusin e tij nëse është single apo në lidhje ajo tha:
“Nuk e shoh me aq dëshirë të madhe, natyrisht, por ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë, sepse e di se si është Kledi. Ne kemi 6 vjet bashkë. Për mua është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private.”