Talenti i futbollit kosovar vendos ta vazhdojë karrierën në Gjermani

Në prill të këtij viti, Larson Ferati u bë futbollisti më i ri që ka shënuar gol në futbollin profesionist kosovar. Talenti i Onixit si 14 vjeçar i kishte shënuar Dukagjinit të Klinës.
Por, e ardhmja e Larsonit duket se është larg Kosovës. Babai i tij, ish-gjyqtari i njohur Muhedin Ferati ka njoftuar se karriera e Larsonit do të jetë në Gjermani.
“Urime viza Larson, babi te deshiron rrugë te mbarë per ne Gjermani si dhe suksese ne karieren futbollistike” thuhet në njoftimin e Feratit./Indeksonline/