Drekë, shëtitje, takime me biznese, ambasadorët kalojnë një ditë të paharruar në Suharekë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka pritur sot në takim të përbashkët ambasadorët e shtatë shteteve të ndryshme në Kosovë.
Ndër ta pjesmarrës ishin ambasadori i Shqipërisë, Zvicrës, Suedisë, Finlandës, Norvegjisë, Belgjikës, Greqisë e Sllovenisë.

Ambasadori shqiptar, Qemal Minxhozi ishte një nga organizatorët e turit tërëditor në Suharekë.
Bali Muharremaj i priti ata edhe në një drekë zyrtare dhe tradicionale.

Bashkë me kryetarin, ambasadorët e shteteve evropiane patën disa takime edhe me bizneset e kësaj komune./Indeksonline/

