75 Mall Live Search
21:17 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / OSH

Vitia: Do të ketë koeficient të lartë ndërtimi në Kodrën e Trimave

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Arben Vitia ka premtuar se në lagjen Kodra e Trimave do të lejohet ndërtimi i lartë si mekanizëm për të rritur hapësirat publike në këtë lagje. Vitia këtë deklaratë e ka dhënë në emisionin Debat Përnime të Kallxo.com, ku është përballë kandidatit nga LDK, Përparim Rama.

“Në zonat urbane ku ka hapësira publike nuk do të ketë koeficient ndërtimit, por në lagjet e dendura ku nevojitet krijimi i hapësirave të reja publike, do të ketë koeficient që lejon ndërtimin e lartë. Një lagje e tillë është për shembull Kodra e Trimave,” ka thënë Vitia.

Zgjedhjet për Prishtinën janë do të mbahen këtë të dielë si pjesë e balotazhit mes Arben Vitisë nga LVV dhe Përparim Ramës nga LDK.