75 Mall Live Search
22:16 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / OSH

Gruaja e Agim Bahtirit ka ditëlindjen, ky zgjedh fjalët më të mira për të uruar

Gruaja e ish kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtirit sot feston ditëlindjen.

Ai ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar atë dhe për ta faenderuar për mbështetjen e vazhdueshme të saj, shkruan IndeksOnline.

Ata së bashku kanë gjashtë fëmijë.

Postimi:

Urime ditëlindjen gruaja ime e dashur🌹❤ 🎉

Së bashku krijuam një familje të shëndosh, rritëm e shkolluam gjashtë fëmijë, të cilët tash janë të gjithë menaxherë të suksesshëm.

Faleminderit nga zemra që gjithmonë më qendrove pranë, më mbështete në çdo sfidë të jetës, edhe pse fizikisht nuk kam mundur çdo herë të jem pranë teje dhe fëmijëve për shkak të angazhime të shumta që kanë pasur gjatë gjithë karrierës time.

Të uroj edhe shumë e shumë ditëlindje të lumtura e çdo të mirë në jetë, së bashku me mua, fëmijët dhe nipërit e mbesat.

Gëzuar 🥂