75 Mall Live Search
22:34 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / OSH

Gani Dreshaj niset për të votuar në Kosovë, tregon kandidatët e preferuar në disa komuna

Gani Dreshaj ka publikuar foto nga aeroporti i Gjermanisë duke njoftuar ardhjen në Kosovë për të votuar. Biznesmeni dhe politikani kosovar ka bërë thirrje që të votohet për ndryshim në Istog. Ai madje ka treguar disa nga preferencat e tij edhe në komuna të tjera të Kosovës.

“Sapo mora rrugën për Kosovë. Mes shumë obligimeve në Gjermani, vendosa të fluturoj për t’i dhënë krah ndryshimit në Istog dhe Kosovë.

Në Istog për t’i dhënë fund qeverisjes dy dekadëshe, humbjes së shpresës dhe të ardhmes së rinisë aq të shëndoshë që e kemi.

I bëj thirrje gjithë diasporës që edhe kësaj radhe të japin kontributin në zgjedhjet e të dielës.

Lus votuesit e Vetëvendosjes në Istog që të votojnë për ndryshim, ashtu siç votuesi i Aleancës duhet të votojë për Arben Vitinë në Prishtinë, Haskukën në Prizren e Alban Hysenin në Gjilan.

Është koha që të ndryshojmë komunat e nevojshme.

Qeverinë Kurti duhet ta presim me kujdes për projektin e saj. Është herët ta gjykojmë dhe vjen koha kur duhet ta vlersojmë.

Të dielën votoni kundër atyre që ua kanë humbur shpresën, kundër nepotizmit, kundër hajnave”, shkruan Dreshaj në Facebook.