75 Mall Live Search
23:32 / E Premte, 12 Nëntor 2021 / MSH

“Sot u vulos ndryshimi në Malishevë”, Kilaj përmbyllë fuqishëm fushatën

Kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, ka mbyllur fuqishëm fushatën e tij zgjedhore.

Kilaj, para se të hzjë në heshtje zgjedhore, është takaur edhe një herë me përkrahësit e tij në Malishevë ku ka thënë se beson në fitoren e madhe të dielën.

“Të dashur aktivist, mbështetës e votues të Partisë Demokratike të Kosovës! Faleminderit bashkëqytetarët të mi që më keni dhënë përkrahje maksimale gjatë kësaj fushate. Kjo është gjëja më e madhe që e kam pranuar nga ju. Urime për punën tuaj të deritanishme, për përkushtim dhe vullnetin e juaj që treguat deri më tani”, ka shtuar Kilaj.

Në garën për Malishevë, ai është përballë Ekrem Kastratit të NISMA-s.