Marrin flakë njësorët e rrymës në një banesë në Prishtinë, Policia jep detaje

IndeksOnline raportoi më parë se kanë marrë flakë orët e një objekti banesor në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për IndeksOnline tha se deri tani nuk raportohet se ka persona të lënduar.
” Sot rreth orës 18:00, është pranuar informata për një incident zjarri ( janë djegur njësorët e rrymës) në një objekt banesor në rrugën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ajo./IndeksOnline/