75 Mall Live Search
20:24 / E Shtunë, 13 Nëntor 2021 / OSH

Atentat në Tiranë, vriten me breshëri automatiku dy persona në një veturë

Dy persona janë vrarë me armë zjarri në një atentat në Tiranë, në zonën e Astirit.

Mësohet se është qëlluar me breshëri automatiku drejt një makine Audi dhe për pasojë dy personat që udhëtonin brenda tij kanë humbur jetën.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.