Taylor Swift thyen rekord, albumi i saj më i dëgjuari në ‘Spotify’

Taylor Swift ka thyer rekord në ‘Spotify 2020’.
Me albumin e saj Red (Taylor’s Version), këngëtarja ka thyer rekord, duke qenë albumi i saj më i dëgjuari nga një artiste femër, transmeton Indeksonline.
Rekordi i mëparshëm ishte gjithashtu i Taylor, me albumin ‘Folklore’. Në vendin e tretë është albumi i Ariana Grandes.
Versioni i albumit të cilin e ka publikuar në vitin 2012, u ripublikua të shtunën, ku përmban këngët të cilat Swift i ka ri-rigjestruar.
Këngëtari e bëri këtë sepse shtëpia diskografike zotëron të drejtat për albumet e vjetra të saj. Gjithashtu këngëtarja shpreson të marrë sërish të drejtat dhe të ardhurat e albumit me publikimet e reja./Indeksonline/