75 Mall Live Search
11:35 / E Diele, 14 Nëntor 2021 / k.v

Tragjike/ Shembet muri në Istog, vdes një person (Foto nga vendi i ngjarjes)

Një person ka humbur jetën në Vrellë të Istogut nga shembja e një muri të një mulliri të vjetër.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se rasti ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit të mulliri i Fazli Sylëve.

Viktima i moshës 57-vjeç dyshohet se kishte shkuar në mulli për të bluar drithëra kur papritmas është shembur muri i mullirit të vjetër.  

Vendi i ngjarjes është siguruar me shirit policor ndërsa ekipet përkatëse të policisë po merren me rastin./IndeksOnline/